Home / Sporti / Transferimi i parregullt i Çinarit, FIFA i bllokon merkaton dhe gjobit Partizanin

Transferimi i parregullt i Çinarit, FIFA i bllokon merkaton dhe gjobit Partizanin

FIFA ka bllokuar për 2 sesionet e ardhshme merkaton e Partizanit dhe ka gjobitur klubin e kuq me 80 mijë euro.

Shkak për këtë është bërë gjyqi i fituar në FIFA nga klubi kroat Istra 1961 në lidhje me transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari në verën e 2018-ës.

Gjithashtu edhe vetë sulmuesi Çinari është pezulluar për 4 muaj.

Kjo është hera e parë që del në skenë kjo çështje, pasi Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, e cila bllokoi fillimisht kalimin e Çinarit te spanjollët e Alaveshit, që më pas e huazoi lojtarin në Kroaci tek Istra. E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021.

Pavarësisht këtij dënimi të rëndë, drejtuesit e Partizanit nuk ka ndërmend të dorëzohen përballë këtij vendimi pasi kanë konfirmuar se këtë çështje do ta dërgojnë në CAS, të bindur se në transferimin e Çinarin nuk kanë kryer asnjë parregullsi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: