☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

KE miraton paketën 100 milionë euro për Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit katastrofik

Komisioni Evrpian ka miratuar dje në Bruksel paketën prej 100 milionë eurosh për Shqipërinë, si mbështetje për rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019. Kjo shumë është pjesë e paketës së KE prej 115 milionë eurosh të dhënë në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt për Shqipërinë në fillim të këtij viti, ku vende nga e gjithë bota dolën në mbështetje të vendit tonë pas tërmetit.

Lajmin për miratimin e ka dhënë ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Deklarata e plotë e Delegacionit të BE:

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Konteksti

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të 17 shkurtit “Së bashku për Shqipërinë”, Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro mbështetje që përbëhej nga dy komponentë:

– Një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh, e njoftuar tashmë në dhjetor 2019, e përqendruar në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore. Për të mundësuar fillimin urgjent të operacioneve të ndërtimit, po zbatohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ai parashikon rehabilitimin dhe rindërtimin e 22 shkollave.

– Një shtesë prej 100 milionë Eurosh, e cila ndahet përmes programit të sapomiratuar.

Zgjedhja e sektorit bazohet në Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësisë dhe informohet nga zotime të tjera, me qëllim ndarjen e punës mes donatorëve të ndryshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.