Home / Sporti / Serbi-Shqipëri, FSHF mbrohet me dy studio ndërkombëtare

Serbi-Shqipëri, FSHF mbrohet me dy studio ndërkombëtare

Federata Shqiptare e futbollit ka pajtuar dy studio avokatie ndërkombëtare prestigjioze për të përgatitur dosjen me të cilën do të mbrohen në UEFA nga akuzat për braktisje ndeshjeje, por edhe për të kërkuar me të drejtë tri pikët në tavolinë.

sportBurime pranë institucionit të futbollit bënë me dije se shpenzimet për këto dy studio do të jenë marramendëse, ndërkohë që do të asistojë në këtë proces edhe një studio e njohur shqiptare.

Sekreti: Emri i dy studiove është mbajtur rreptësisht sekret nga zyrtarët e FSHF-së. Asnjë qëllim për t’u fshehur shqiptarëve informacion, thjesht nuk dëshirojnë që serbët të dinë emrat e dy studiove dhe të mund të rrezikohet ndonjë ndikim i mundshëm kundrejt avokatëve. Mësohet se dy studiot ligjore janë të specializuara mjaftueshëm në fushën e futbollit dhe kanë eksperienca të mëparshme, por asnjë detaj më shumë.

Ofertat: Vetëm një ditë pas ngjarjes mësohet se shtatë studio ligjore ndërkombëtare i janë ofruar FSHF-së për të marrë përsipër mbrojtjen e kësaj çështjeje në organet e UEFA-s. Zyrtarëve të institucionit shqiptar u ka kushtuar dy ditë kohë përzgjedhja e dy më të mirave, pasi vërtet të gjithë kompanitë ishin të një niveli të shkëlqyer, por një pjesë e mirë e tyre nuk kishte shumë eksperiencë në fushën futbollistike.

Reagimi serb: Mediat serbe njoftojnë gjithashtu se edhe federata serbe ka kontraktuar një studio avokatie të fuqishme ndërkombëtare, por pa cituar emrin e saj. Me sa duket, edhe ata nuk dëshirojnë që të jenë të papërgatitur nga veprimet e palës shqiptare.

Videot: Një grup pune i posaçëm i zyrtarëve të FSHF-së është marrë gjatë gjithë kësaj kohe me grumbullimin e videove, pamjeve fotografike dhe dëshmive të personave të ndryshëm për atë çka ngjau në Beograd të martën. Të gjitha këto materiale do t’u dorëzohen autoriteteve juridike të UEFA-s, të cilat më pas do të shqyrtojnë provat dhe më 23 tetor do të marrin vendimin për sa i takon kësaj ndeshjeje.

Delegati: Zyrtarët e FSHF-së i duhen tej mase faktit që trajneri i Serbisë, Dik Advokat ndikoi direkt te delegati i ndeshjes, që ishte gjithashtu holandez. Ata po përpiqen të sigurojnë prova dhe maje ku trajneri holandez i Serbisë dhe delegati i UEFA-s janë duke komunikuar së bashku pas ndërprerjes së ndeshjes.

12 pikat ku do bazohet FSHF për mbrojtjen
Federata Shqiptare e Futbollit po kërkon që ndeshjen ndaj Serbisë ta fitoj në tavolinë me rezultat zyrtarët 0-3. Për këtë FSHF mësohet se do dërgojë deri të mërkurën 12 pika të mbrojtjes në UEFA:
1. Janë hedhur gurë në drejtim të autobusit që po transportonte kombëtaren shqiptare në stadium.
2. Në stadium, përpara se skuadra të dilte në nxemje, një copë betoni ka goditur zyrtarë të lartë të federatës shqiptare. Prova zotërohet nga delegati i UEFA-s.
3. Në çdo moment, kur lojtarët shqiptarë dilnin nga fusha, shoqëroheshin me një rritim agresiv nga shkallët e stadiumit.
4. Pas nxehjes, lojtarët u goditën me një breshëri monedhash, çakmakësh dhe sendesh të tjera, ndërkohë që largoheshin nga fusha.
5. Gjatë gjithë nxehjes, lojtarët shqiptarë u shoqëruan nga kori i 30.000 të pranishmëve, të cilët brohorisnin “vritini shqiptarët”, ose “vdekje për shqiptarët”.
6. Tifozë të shumtë qëndronin mbi kangjella të pashqetësuar nga forcat e policisë.
7. Përpara se të ekzekutoheshin himnet kombëtare banda muzikore luajti një marsh nacionalist i cili nuk ishte pjesë e programit, duke i dhënë udhë një shpërthimi nacionalist në stadium.
8. Himni shqiptar vërshëllehet në masë, duke u bërë i padëgjueshëm për të pranishmit në tribuna dhe ata që e ndiqnin nga ekrani.
9. Në fushë janë hedhur gurë, sende të forta, çakmakë dhe fishekzjarrë, të cilat kanë ndikuar për keq në atmosferën e lojës dhe janë evidentuar nga pamjet filmike. Tre lojtarët që dolën në nxemje, pas fillimit të ndeshjes u goditën me sende të forta aq, sa zyrtarët e ndeshjes u detyruan që të ndërronin pozicionin e zhvillimit të saj.
10. Huliganë hynë në fushën e lojës duke goditur me karrige, grushte e shkelma futbollistët e kombëtares shqiptare, ndërsa më pas lojtarët u goditën edhe nga forca të sigurisë në stadium.
11. Gjatë rrugës që të çon nën tunelin e dhomave të zhveshjes, futbollistët shqiptarë, janë goditur vazhdimisht nga tifozë, forca të sigurisë në stadium dhe policë.
12. Gjithashtu, para se futbollistët shqiptarë të lejoheshin të dilnin nga stadiumi, me urdhër të Prokurorit te Beogradit (sipas deklaratës së policisë), i gjithë stafi dhe lojtarët e ekipit kombëtar u kontrolluan fizikisht një për një, së bashku me sendet personale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: