Home / Kronika / COVID-19/Ministria e Mbrojtjes mori dhuratë 60 ventilatorë nga rezervat e NATO-s

COVID-19/Ministria e Mbrojtjes mori dhuratë 60 ventilatorë nga rezervat e NATO-s

Ministria Shqiptare e Ministria Shqiptare e Mbrojtjes mori dhuratë 60 ventilatorë nga rezervat e NATO-s në reagim ndaj pandemisë COVID-19. Dhurimi u koordinua nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e Reagimit ndaj Fatkeqësive në NATO (EADRCC).

Më vonë gjatë kësaj jave, ventilatorët do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare për shpërndarje në spitale.

Kjo mbështetje u njoftua edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë, sipas së cilës “aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luftën kundër COVID-19”.

“Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj lidhjes sonë transatlantike dhe bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale”, shprehet Ambasada amerikane.

Ventilatorët do t’i përfitojnë pacientët në nevojë urgjente në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, si dhe në Spitalin COVID 3.

Ventilatorët janë pjesë e një donacioni nga SHBA për rezervat e NATO-s. Ndihma do të pasohet me pajisje shtesë mjekësore dhe pajisje që do të dorëzohen në Shqipëri javët e ardhshme.

NATO ka krijuar një rezervë të pajisjeve mjekësore në mënyrë që të jetë në gjendje të sigurojë lehtësim të menjëhershëm të Aleatëve ose partnerëve në nevojë.

Gjatë muajve tetor dhe nëntor 2020 aleatët e NATO-s Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po marrin dhjetëra ventilatorë në një total prej rreth 1,5 milionë euro në pajisje mjekësore përmes Fondit të Mirëbesimit të Përgjigjes Pandemike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: