Home / Rajoni / Maqedonia / “Kroacia fuqishëm mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”

“Kroacia fuqishëm mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut”

Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, priti në Banski dvori në Zagreb ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Kroaci.

Tema kryesore e diskutimit ka qenë rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe përgatitjet për hapjen e negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian, njoftoi qeveria kroate.

Thuhet se Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si një vend kandidat dhe pret që deri në fund të vitit gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, të ndodhë konferenca ndërqeveritare për të hapur negociatat.

“Kryeministri Plenkoviç shprehu kënaqësinë me raportin e mirë të progresit, të botuar në fillim të tetorit, në të cilin Komisioni Evropian vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të qëndrueshëm. Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në reformat dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin në BE”, theksohet më tej.

Më tej u theksua kënaqësia me marrëdhëniet e mira ekonomike midis Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe u njoftua se së shpejti do të mbahet një forum ekonomik në mënyrë që të inkurajojë më tej bashkëpunimin më të fortë ekonomik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: