🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,141 ▲0.04%
DOW 49,498 ▲0.02%
NASDAQ 24,612 ▼0.18%
NAFTA 93.34 ▲0.41%
ARI 4,750 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,101 ▼ -1.05% ETH $2,334 ▼ -2.79% XRP $1.4287 ▼ -1.9% SOL $86.1300 ▼ -2.93%
S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 % S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Arte

Shqipëria dhe Bullgaria së bashku në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 21”

Përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Bullgarisë këngëtaret e talentuara Anxhela Peristeri dhe Viktoria Georgieva do të përformojnë në gjysmëfinalen e dytë të konkursit më të madh evropian “Eurovision 21”, edicioni i të cilit sivjet do të zhvillohet në Roterdam të Hollandës.

Në natën e dytë, më 20 maj, Shqipëria do të prezantohet me kengëtaren Anxhela Peristeri e cila do të interpretojë kengën “Karmen”, me muzikë të Kledi Bahiti dhe tekst Olti Curri. Anxhela Peristeri do të  këndojë natën e dytë  gjysemfinale dhe është  e 11 në  radhë.

Ndërsa, po natën e dytë, në  mbrëmjen e 20 majit, përfaqësuesja e Bullgarisë Viktoria do të prezantojë e 17 e radhë, këngën e saj “GrowingUpisGettingOld” (Duke u rritur po plakesh). Vetë Viktoria ka krijuar muzikën dhe tekstin e kësaj balade lirike. Ajo ka zgjedhur të prezantohet me këngën më të vështirë në repertorin e saj sepse përmes saj tregohet një përrallë filozofike për një udhëtim drejt vetë-përmirësimit duke rishikuar rrënjët tuaja dhe vendet ku ndiheni të sigurt. Në skenën e “Eurovisionit” Viktoria do të prezantohet me një përformancë të frymëshuar nga libri i saj më të dashur “Princi i Vogël”.

Viktoria 23-vjeçare këndon që nga mosha 7-vjeçare, por bëhet e njohur në Bullgari me pjesëmarrjen e saj në programin televiziv “X Factor”. Ajo është edhe kantautore të shumica prej këngëve të veta.

“Të presësh Eurovision-in në këtë periudhë të veçantë nuk është një përgjegjësi që e kemi marrë me lehtësi”, theksoi drejtori ekzekutiv i konkursit, Martin Oesterdahl. Prezantues për “Eurovision 21”, do të jenë aktorja dhe drejtuesja e televizionit Chantal Janzen, këngëtari dhe komentatori i konkursit Jan Smit dhe këngëtarja Edsilia Rombley.

Rreth 3 500 persona, me kushtin e prezantimit të një testi negativ, por pa maska, do të marrin pjesë në finalen e konkursit në qytetin portual të Roterdamit.

Edicioni 2020 i Eurovision u anulua për herë të parë në historinë e kompeticioneve për shkak të pandemisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.