🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,978 ▲ +0.14% ETH $1,700 ▲ +0.12% XRP $1.1296 ▼ -1.15% SOL $68.8300 ▼ -0.52%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Godina e Kinostudios “Shqipëria e Re” përfshihet në listën prestigjioze evropiane të trashëgimisë filmike

Godina e Kinostudios “Shqipëria e Re” është përzgjedhur si pjesë e listës prestigjioze “Treasures of European Film Culture” nga European Film Academy, duke e vendosur Shqipërinë në mesin e destinacioneve më të rëndësishme të trashëgimisë filmike në Evropë. Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit shprehet se Kinostudio ka qenë zemra e kinematografisë shqiptare. “Ky vlerësim nuk është thjesht simbolik ai njeh rolin historik të Kinostudios, e cila që nga viti 1952 ka qenë zemra e kinematografisë shqiptare, vendi ku janë krijuar filmat që kanë formësuar identitetin kulturor të vendit.

Shqipëria renditet krah vendeve të tjera evropiane me histori të pasur filmike, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Ky është një moment krenarie që mund të hapë dyer të reja për industrinë e filmit në Tiranë dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin nga MTKS. Ndërkohë që dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehet për një lajm historik për trashëgimin kinematografike shqiptare.

“Pas aplikimit nga QKK, godina e Kinostudios është shpallur zyrtarisht Trashëgimi Kulturore e Kinematografisë Europiane nga European Film Academy. Një vlerësim i jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe një krenari e madhe për kulturën dhe historinë tonë”, thuhet nga QKK në një reagim. Godina së ish -Kinostudios monument kulture më parë u përfshi dhe në procese restaurimi.

Ndërtesa historike e ish-Kinostudios vazhdon të jetë një pikë referimi interesante arkitektonike. Ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952 nga rusët. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus “Skënderbeu”. Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.