Botimet shkencore dhe kërkimi në fokus në panairin mbarëkombëtar, që shënon edicionin e pestë në Tiranë
Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor, një ngjarje që tashmë është kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm për botimet shkencore, studiuesit dhe institucionet kërkimore shqiptare. I hapur një ditë më parë në mjediset e Akademisë së Shkencave, panairi mbledh këtë vit një gamë të gjerë botimesh akademike, duke reflektuar zhvillimet më të fundit në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor. Bashkorganizatorë të kësaj ngjarjeje për botimet akademike e shkencore janë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Në ceremoninë e hapjes së panairit që këtë vit shënon edicionin e pestë, zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Vasil Tole në fjalën e tij theksoi se tashmë është bërë traditë që zhvillimi i këtij panairi të kulmojë me një ditë të rëndësishme për autorët dhe botuesit, Ditën Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit. Ai e cilësoi këtë manifestim si më të madhin e deritanishëm në këtë fushë të veçantë botimesh, duke nënvizuar se panairi nuk është vetëm një pasqyrë e librit shkencor apo një festë e botimeve me treg të vështirë, por edhe një moment reflektimi mbi rolin e shkencës dhe të shkencëtarëve në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.
Në vijim akademik Vasil Tole njoftoi edhe përurimin e shtypshkronjës digjitale dhe entit botues “Akademia”, të mundësuar me mbështetjen financiare të TIKA-s. Në fjalën e saj, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akad. Justina Shiroka-Pula, e cilësoi panairin si një traditë tashmë të konsoliduar, që përfaqëson më shumë se një ekspozitë botimesh, një dëshmi të vitalitetit të mendimit shkencor shqiptar, një urë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe një hapësirë ku dijet, idetë dhe kërkimi shkencor bashkohen përtej kufijve administrativë. Në ditën e parë të panairit u bë edhe përurimi i shtypshkronjës “Akademia”. Panairi, i cili po zhvillohet në mjediset e Akademisë së Shkencave, do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 24 prill.

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.