🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 94.49 ▲1.65%
ARI 4,723 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,162 ▲ +0.28% ETH $2,352 ▼ -1.59% XRP $1.4229 ▼ -2.07% SOL $86.1500 ▼ -2.06%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.49 ▲1.65 % ARI 4,723 ▼0.64 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.49 ▲1.65 % ARI 4,723 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Arte

Katër ditë filma dhe aktivitete në Universitetin e Arteve, fokusi në ISFFT krijimtaria e kineastëve të rinj

Nga Julia Vrapi

Krijimtaria e kineastëve të rinj është në qendër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Studentor. Festivali po zhvillon edicionin e parë të tij dhe gjatë këtyre ditëve bëhet edhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Studentor është garues dhe po zhvillon edicionin e parë në Universitetin e Arteve, ndërsa veç filmave pjesë e tij janë dhe një sërë aktivitetesh.

Universiteti i Arteve, nëpërmjet Fakultetit të Artit Skenik, organizon edicionin e parë të “International Student Film Festival in Tirana” (ISFFT), një festival ndërkombëtar i filmit studentor që synon të promovojë krijimtarinë e të rinjve në fushën e kinematografisë, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi artistik dhe zhvillimi profesional ndërmjet studentëve, pedagogëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit. Festivali u hap të martën me praninë e të rinjve të arteve, pedagogëve të Universitetit të Arteve, emrave të njohur të kinemasë në vendin tonë e më gjerë.

Gatë fjalës së tij prof. Milto Kutali dekan i Fakultetit të Artit Skenik shprehu, se synimi i tyre ka qenë të nxjerrin studentët nga auditorët dhe t’i përballin me industrinë, që ata të bëhen profesionistë të zotë. “Jam shumë i emocionuar sot. Ne kemi dashur që studentët t’i nxjerrim nga atelieret dhe t’i përballim me industrinë, sepse vetëm kështu do të mund të bëhen njerëz të zotë të së ardhmes”, tha prof.

Kutali ndër të tjera. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Studentor është një nismë e Fakultetit të Artit Skenik në bashkëpunim me “Element Studio”, ku mbështetësit e festivalit janë Bashkia Tiranë dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Aktivitetet zhvillohen në hapësira të ndryshme të Universitetit të Arteve, si salla e koncerteve, salla Black Box, studio të Fakultetit të Artit Skenik, etj.

Shfaqje filmash në kategori të ndryshme

Programi i festivalit, që po zhvillohet në Universitetin e Arteve në Tiranë përfshin shfaqje filmash në kategori të ndryshme (film i shkurtër, dokumentar, animacion); masterclass-e me profesionistë të njohur të kinemasë; workshope dhe panele diskutimi. Aktivitete të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit artistik. Gjatë ditëve të festivalit do të prezantohen një numër i konsiderueshëm filmash nga autorë të rinj ndërkombëtarë, të përzgjedhur në konkurrim, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në kinemanë studentore.

Ky edicion i parë i jep Tiranës një hapësirë të re, ku kineastët e rinj mund të prezantojnë punët e tyre, të takohen me profesionistë dhe të shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin, duke e kthyer Universitetin e Arteve në një pikë takimi për krijimtarinë filmike. Festivali nisi më datë 21 prill dhe nesër dita e katërt dhe e fundit e festivalit përmbyllet me shfaqje të kategorive kryesore dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.