🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,135 ▼0.04%
DOW 49,492 ▲0%
NASDAQ 24,577 ▼0.33%
NAFTA 93.65 ▲0.74%
ARI 4,747 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,894 ▼ -1.33% ETH $2,330 ▼ -3.07% XRP $1.4269 ▼ -2.06% SOL $86.0900 ▼ -3.06%
S&P 500 7,135 ▼0.04 % DOW 49,492 ▲0 % NASDAQ 24,577 ▼0.33 % NAFTA 93.65 ▲0.74 % ARI 4,747 ▼0.14 % S&P 500 7,135 ▼0.04 % DOW 49,492 ▲0 % NASDAQ 24,577 ▼0.33 % NAFTA 93.65 ▲0.74 % ARI 4,747 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Arte

Sondazhet në favor të Shqipërisë, producenti i njohur amerikan s’i kursen elozhet për Anxhela Peristerin: Vokal i shkëlqyer, e jashtëzakonshme!

Anxhela Peristeri performoi e dyta në natën e finales së “Eurovision 2021”.

Ashtu sikurse edhe në performancat e kaluara, Peristeri shkëlqeu e nxori në pah të gjithë potencialin e saj vokal, por jo vetëm, pasi dhe dukja ishte e një niveli mjaft të lartë.

Ndërkohë, kur ende nuk kemi një fitues, janë sondazhet ato që janë shpresëdhënëse për këngëtaren e dashur për publikun. Sondazhi i bërë nga producenti i njohur amerikan Brian Malouf, e rendit Peristerin në “Top 10-en” e këtij kompeticioni.

Madje Malouf, i cili njihet si bashkëpunëtor Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore, rendit Peristerin si fituese të këtij kompeticioni.

Ai nuk i ka kursyer elozhet në drejtim të saj ku thotë: “Është vetëm e jashtëzakonshme! Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente duke bërë duet me Andrea Bocelli. Vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer, këngë tepër e mirë”.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.