Home / Ekonomia / Porti i Durrësit, prej dy muajsh i bllokuar, 100 kamionë presin shkarkimin e mallrave

Porti i Durrësit, prej dy muajsh i bllokuar, 100 kamionë presin shkarkimin e mallrave

100 kamionë të tonazhit të madh kanë orë e orë të tëra që presin për tu ngarkuar në portin detar të Durrësit. Kjo për shkak se kompania Mariner Adriatic(HILI) e cila ka në zotërim terminalin e konteinerëve nuk është në gjendje që me shërbimet e saj të plotësojë nevojat e subjekteve sipas kontratave që kamë me të për përpunimin e konteonerëve,ngarkim apo shkarkim.
Shoferët e kamionëve kanë kohë që ankohen për radhët e gjata dhe orët e ditët që ju duhet të presin për tu ngarkuar apo shkarkuar.

Një prej shoferëve sqaron se sot janë në radhë 100 kamionë nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia të cilët në këtë vapë presin radhën që të kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.Një situatë e tillë ngjet sepse kompania nuk ka në gatishmëri mjetet e ngarkim shkarkimit që quhen Risteker.Ato janë vinça me gomë,të lëvizshëm enkas për konteinerët.Nga 5 që disponon kjo kompani punojnë 1 ose 2 prej tyre,ndërsa të tjerët nuk janë në gatishmëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: