Home / Sporti / Italia, Mançini: Do shkojmë në Botëror dhe ndoshta do e fitojmë

Italia, Mançini: Do shkojmë në Botëror dhe ndoshta do e fitojmë

“Play-off në mars? Jam plotësisht i bindur, do të shkojmë në Kupën e Botës në mars dhe ndoshta do ta fitojmë edhe atë”. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nuk e bën drama pas 0-0 ndaj Irlandës së Veriut që dënon Azurrët në play-off për shkak dhe të fitores së Zvicrës ndaj Bullgarisë. “Duhet të kishim fituar ndaj Bullgarisë, kishim dy penallti kundër Zvicrës, ndeshje që mund të kishin përfunduar në avantazhin tone”.

“U thashë djemve se tani nuk mund të bëjmë asgjë. Tani kemi ndeshjen në mars, do të përgatitemi mirë – vazhdoi Mancini për Rai Sport – Ky është një moment ku ne luftojmë. Ne patëm një mundësi në pjesën e pare. Këto janë lojëra që duhen zhbllokuar menjëherë për të luajtur më të qetë. Sa keq sepse grupi duhej të mbyllej para kësaj loje.

Çfarë mungon? Thjesht duhet të gjejmë atë që na ka dalluar deri më tani.  Ndeshja kundër Bullgarisë ishte e para në shtator me dy ndeshje në kampionat. Keqardhje për barazimin me Bullgarinë? Ishte ndeshja e parë e shtatorit, pas dy ditësh kampionat. Dhe më pas ishin dy penalltitë e humbura ndaj Zvicrës…”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: