Home / Rajoni / Aleksis Tsipras kërkon rikthimin, pas votimit historik të ditës së dielë

Aleksis Tsipras kërkon rikthimin, pas votimit historik të ditës së dielë

Në një moment kur duket se Greqia po hyn në një periudhe zgjedhore, megjithëse konservatorët dhe kryeministri Mitsotakis, ripërsërisin se zgjedhjet do të bëhen në pranverën e vitit tjetër, të Majtët kanë rizgjedhur në krye të partisë opozitare Syriza, liderin e tyre Aleksis Tsipras, për herë të parë në historinë e tyre me pjesëmarrje të hapur.
Por votimi i kësaj të diele, ku vërtet nuk kishte rival të dytë për lidershipin e partisë që kërkon të rivijë në pushtet, dha një mesazh shpresëdhënës për të majtët pasi kanë trefishuar numrin e anëtarëve të partisë së tyre, nga 61.000 në 2019, në 172.000, duke u bërë siç ka theksuar Aleksis Tsipras =, një nga partitë më të mëdha të së Majtës në Europë.

Megjithëse të gjitha sondazhet i rendisin në vendin e dytë të Majtët me rreth 22-23%, me një diferencë nga 5 deri në 10 pikë nga konservatorët që kryesojnë, në kampin e partisë Syriza janë të bindur se në çfarëdo momenti që të bëhen zgjedhjet, do të fitojnë.

Aleksis Tsipras lideri i Syriza-s: Është angazhimi im personal. Me unitet dhe ndjenjën e thellë të përgjegjësisë do të bëjmë gjithçka për të sjellë fitoren e re të popullit tonë. Të kthejmë shpresën dhe drejtësinë në atdheun tonë.

Kryesisht Radikalët e Majtë,  duke treguar pakënaqësinë e grekëve, kritikojnë ashpër qeverinë Mitsotakis, për menaxhimin e pandemisë ku Greqia regjistroi numër të madh humbje jetësh në krahasim me vendet europiane, si dhe për politikën e jashtme.

Por sidomos i shigjetojnë për paftësinë ,siç ata e konsiderojnë, mënyrën e përballimit të krizës energjitike ,që e ka çuar Greqinë të jetë një nga vendet e para në Europë , për çmimet më të shtrenjta të gazit natyror, të energjisë elektrike dhe të karburantëve ,duke regjistruar në pesë muajt e fundit edhe shifra rekord të inflacionit në këto tre dekada.

Duket gjithashtu se Syriza dëshiron të përfitojë nga momenti në të gjithë spektrin politik të BE-së, duke marrë parasysh rritjen e forcave progresive, socialistët dhe  të Gjelbërit, ndërsa partitë konservatore të krahut të djathtë po shemben në të gjithë bllokun.

Leave a Reply

%d bloggers like this: