🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Erdogan: Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës mos të vijnë në Turqi

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se nuk do ta të japë një votë pro për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO . “Delegacionet e dy vendeve thonë se do të vijnë në Turqi të hënën. A do të vijnë të na bindin? Na falni, por ata më mirë mos ta marrin fare mundimin. Ne nuk do t’u themi “po” atyre (vendeve) që aplikojnë sanksione ndaj Turqisë për t’u anëtarësuar në organizatën e sigurisë në NATO. Më duhet të them diçka shumë qartë dhe hapur: asnjë nga këto dy vende nuk ka një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste.”

Dy vendet nordike kanë shpallur zyrtarisht synimin e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Por Turqia ka kërcënuar se do të bllokojë zgjerimin e aleancës, duke i akuzuar ata se strehojnë grupe terroriste dhe cdo  ofertë anëtarësimi duhet të miratohet unanimisht nga 30 anëtarët e NATO-s.

Suedia dhe Finlanda kanë dështuar t’i përgjigjen pozitivisht 33 kërkesave të Turqisë për ekstradim gjatë pesë viteve të fundit, thanë burime të ministrisë së drejtësisë për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu të hënën. Ndërkohë sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken shprehu besimin të dielën se Suedia dhe Finlanda do të bashkohen me NATO-n pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Turqia.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu do të takohet me Blinken në Uashington të mërkurën, ku kundërshtimet e Ankarasë pritet të jenë në krye të axhendës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.