Kronika e zeze

Tiranë, sherr tragjik në një lokal, humbasin jetën 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka shokuar Tiranën mëngjesin e sotëm, ku si psaojë e një përleshje me armë në një lokal pranë Rrugës së “Elbasanit” kanë humbur jetën 4-shtetasve.

lokali_vrasjes

Sipas burimeve policore mësohet se rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e  ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas: Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë;Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë; Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë; Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.

Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë  kapja  në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje,  të cilët janë shtetasit : Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.

Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 4 persona. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, një armë zjarri tip pistoletë.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button