Ekonomia

Civici: Bujqësia shqiptare duhet të ndjekë rrugën e zhvillimit intensiv

Adrian-Civici-1-552x350Ekonomisti Adrian Civici vlerëson se, bujqësia shqiptare duhet të ndjekë rrugën e zhvillimit intensiv që të japë rezultate.

Në një prononcim për ATSH-në, ekonomisti Civici thekson se në vendin tonë mungon një bujqësi e tillë, madje duke ngritur dhe një paralele me vendet e Bashkimit Evropian, eksperti i njohur nënvizon se, bujqësia e vendeve të zhvilluara në masën 90 për qind është bujqësi për treg. Po të shikojmë të ardhurat në bujqësi, ato kanë qënë dukshëm më të ulta se të ardhurat në sektorët e tjerë si, industria, turizmi apo ndërtimi.

“Ne kemi një treg të agro-ushqimoreve prej 3 mld dollarë dhe nga këto 2 miliarde sigurohen nga tregu vendas, 1 miliard importohen, pra kjo tregon që tregu nuk mungon, por duhen politikat”, thotë Civici, duke vënë theksin se, “bujqësia shqiptare duhet të krijojë produkte për tregun e brendshëm, të krijojë vende pune në vend dhe më pas produkte për eksport”. Sipas tij, politikat rurale deri më sot kanë qënë më tepër politika të tipit “sot për nesër” dhe jo strategjike. Në këndvështrimin e ekonomistit, paketa fiskale lehtësues për bujqësinë është një hap pozitiv në përmirësimin e zhvillimit dhe padyshim një nxitje për ekonominë e vendit.

Për vitin 2015 janë evidentuar disa sektorë prioritarë të ekonomisë, të cilët do të mbështeten me politika fiskale të uljes së barrës tatimore si një element i rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të tyre.

Përjashtimi nga taksa e qarkullimit dhe karbonit për sektorin e peshkimit

peshkDo të hiqet taksa e qarkullimit dhe e karbonit për karburantin e anijeve të peshkimit, përmes furnizimit të anijeve të
peshkimit me karburant të pa taksuar. Sektori i peshkimit është i përjashtuar nga pagesa e akcizës prej 37 LEK / litri. Për të rritur edhe më tej lehtësirat fiskale për këtë sektor prioritar, është propozuar përjashtimi i sektorit nga taksa e qarkullimit dhe karbonit prej 30 LEK / litri, e cila do të çonte në 67 LEK /litri masën e përjashtimit, kërkesë kjo e industrisë së peshkimit dhe pjesë e Paketës “Bujqësia” e ministrisë përgjegjëse për peshkimin. Heqja e këtyre dy përjashtimeve adreson një kërkesë disavjeçare të peshkatarëve në vend, për të cilët karburanti zë rreth 80% të kostos së tyre dhe në pamundësi për të marrë furnizim me çmim të ulët të karburantit, janë drejtuar ndër vite në portet italiane apo malazeze. Përjashtimi nga këto taksa për anijet e peshkimit synon:• Rritjen e volumit të transaksioneve të biznesit vendas, formalizimi i shitjeve dhe reflektimi real në PBB e vendit; • Rritjen e të ardhurave në buxhet, si dhe rritje dhe reflektim real i të punësuarve në këtë sektor;• Uljen e kostove për sektorin, pasi për shkak të kostos së lartë krahasuar me vendet fqinje, furnizimi i karburantit bëhej të paktën 1 herë në muaj në këto vende; • Përmirësimin e barazisë në treg ndërmjet operatorëve në kushtet e një formaliteti më të lartë.

Taksat Doganore në sektorin e bujqësisë

Prodhim-bujqesorBujqësia është trajtuar si sektor prioritar i Qeverisë
gjatë vitit 2014 dhe për këtë arsye ky sektor ka pasur një vëmendje të veçantë përsa i përket uljes së kostove të fermerit, nëpërmjet përjashtimeve dhe uljes së taksave të ndryshme. Kështu, në ligjin e ri “Për
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” që hyri në fuqi në gusht 2014, u rikonceptua skema e kompensimit të fermerëve në masën 20% nga 6% që ishte më parë, masë e rëndësishme kjo në uljen me 20% të kostove të fermerit për blerjet e lëndëve të para.

Edhe në vitin 2015, ky sektor do të vazhdojë të jetë prioritar, bazuar në masat e përfshira në “Paketa Bujqësia”, e cila është një paketë e plotë masash për nxitjen dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agrobiznesit, për uljen e kostove dhe rritjen e rentabilitetit të këtyre sektorëve.
Ndër këto masa është kalimi nga 2% në 0% i taksave për importin e produkteve që shërbejnë si lëndë të para për industrinë apo blegtorinë si p.sh. gruri, ushqimi për kafshët, zogjtë një ditor, derrat nën 30 kg, viçat nën 160 kg dhe kalimi nga 10% në 0% i tarifës doganore të miellit dhe të materialit biologjik elitar.
Këto reduktime të taksave doganore do të kenë një kosto në buxhetin 2015, e cila llogaritet rreth -232 milionë LEKE bashkë me TVSH-në, e cila automatikisht do të ulë po në këtë shumë shpenzimet e biznesit.
Gjithashtu, ka pritshmëri dhe për ulje të çmimeve të disa produkteve bazë ushqimore të tilla si, buka apo mishi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button