Ekonomia

Zvicra jep mbi 11 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësve e kanalizimeve

Nenshkrim-marveshje-5Foto-Flor-Abazaj-480x350Zvicra jep mbi 11 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësve e kanalizimeve në Shqipëri. Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ambasadori zviceran në Shqipëri, Kristof Graf.

Ky grant i ri siguron që ndërmarrjet e ujësjellësve në 7 bashki të operojnë me eficiencë në ofrimin e shërbimit për rreth 400 mijë qytetarë. Përfitues nga kjo marrëveshje janë bashkitë e Beratit, Kuçovës, Gjirokastrës, Kamzës, Lushnjes, Delvinës e LIbrazhdit.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, theksoi përgjegjësinë që kanë qeveria, bashkitë dhe ndërmarrjet e ujit si përfitues. “Miqtë dhe partnerët tanë po na mbështesin. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për ndihmë financiare na lehtëson nga disa dhimbje të buxhetit dhe na liron për të plotësuar nevoja të tjera të panumërta të ekonomisë. Por, uji është i pari dhe ja pse e kemi kthyer ujin në prioritet”, tha ministri Cani. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha ky projekt është në linjë me prioritetet e qeverisë për sistemin e ujësjellsëve dhe kanalizimeve, veçanërisht me adresimin e humbjeve të ujit në këtë sektor, duke i shërbyer objektivit të madh të rritjes së nivelit dhe cilësisë së shërbimeve që i ofrohen qytetarëve. Ndërsa ambasadori zviceran, Christoph Graf, theksoi se në 7 bashki banorët do të gëzojnë mundësinë për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm dhe për shkarkim të përshtatshëm përmes kanalizimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button