Home / Arte / Ekspozita / Ekspozita “Nëntor” në edicionin e XVII-të

Ekspozita “Nëntor” në edicionin e XVII-të

3332-262x350Aleksandër Filipi, Agron Mesi, Adrian Devolli, Andi Hila, Besim Tula, Buron Kaceli, Eniela Veveçka, Gazmend Leka, Gjerjgji Marko, Hasan Çapari, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taçi, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qiriako Meniko, Robert Guci, Stefan Taçi (Stefos), Vilson Kilica, Zef Shoshi janë artistët pjesëmarrës të cilët janë prezantuar me punimet e tyre në ekspozitën vjetore të quajtur “Nëntor 17” të çelur së fundmi në galerinë “Fab”.

“Nëntori 17” ekspozita e cila vjen nën kordimin e Ermir Hoxhës, prezanton rrugëtimin e artit shqiptar përgjatë shekullit të XX, i cili vjen me moton “Mes historisë dhe kontemporanitetit”.

“Një aventurë vizive tërheqëse e multiforme, e cila në tërësinë e saj prezantohet si përkrahëse natyrale e një Realizmi tipik” përkufizohet nga Hoxha ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri më 16 nëntor 2014.

”Si institucion i vetpërqendruar në mediumin e pikturës, Nëntori, më shumë se çdo aktivitet tjetër, hedh ura kuptimore mbi realizmin e shekullit të kaluar” .” Në të “mbijetojnë” heronjtë, peizazhi e kostumet tradicionale, ndërthurur me ato vepra që marrin spunto nga raporti shoqëri-individ, por edhe të tjera që ofrohen me tematika edhe mëekzistenciale” shprehet Hoxha.

E iniciuar në vitin 1998 nga Llambi Blido e Besim Tula, “Nëntori 17” prezanton në mënyrë konseguente, disa nga emrat më të spikatur të artit të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Me dëshirën e përbashkët për të qenë prezent, dallojnë mes tyre emra si Shijaku, Kaceli, Kilica, Çapari, Shoshi, Blido, Dilo, Buza, Myzeqari, Zajmi, Progri, Kokushta, Meniko apo ato të një brezi më të ri si Tula, Filipi, Leka, Devolli, Taçi, Mesi, B. Kaceli, Përvathi, Sadikaj, Hila, Marko, Guci, Ivanaj, Selimi e Hoxha,… bashkangjitur, herë pas here me artistë më të rinj, piktorë, skulptorë apo artistë të diasporës, por që në esencë bashkohen nga një dëshirë e pasion i përbashkët për të qenë krijues e për të qenë gjithnjë pranë artëdashësve.

Në edicionin e tij të 17, Nëntori konfirmon edhe njëherë misionin e tij në ditët e krijimit, atë të prezantimit të një ekspozite pikture, që ashtu si kolegët e tjerë përgjatë shekullit të XX, ia dedikuan përditshmërinë dhe pasionin e tyre krijimit artistik apo siç shprehet njëri prej themeluesve: “me pretendimin kryesor, gjuhën figurative dhe një shfrytëzim sa më të gjerë të tavolocës kromatike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: