Ekonomia

Borxhi: Qeveria do të emetojë eurobondin e ri

euro-bond-320x167Qeveria do të provojë në vitin 2015 të emetojë në tregun ndërkombëtar një eurobond.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha në Komisionin për Ekonominë se ka filluar punën për emetimin e eurobondit të ri, i cili do të mundësonte shlyerjen e eurobondit të maturuar, apo dhe do të siguronte para shtesë për investimet. Ministri tha se eurobondi mund të jetë 300 deri në 500 milionë euro.

“Në mënyrë që të lëmë sa më shumë hapësirë për kredimarrje nga biznesi, ne synojmë tregjet e huaja”, tha Cani. “Ne synojmë të gjejmë një zgjidhje optimale që merr parasysh edhe risqet dhe përfitimet dhe alternativën që është më e mira për ekonominë”, tha Cani. Në tetor 2010, Shqipëria debutoi në tregun e eurobondeve, duke arritur të shesë shumën prej 300 milionë eurosh, me një normë interesi prej 7.5%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button