Kronika

Fushë-Krujë, tritol zyrave të OSHEE-së

Zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Fushë-Krujës janë bërë objekt i një sulmi me tritol mbrëmjen e sotme.

tritol ne fushe kruje

Mësohet se pranë zyrave të këtij institucioni është vendosur një sasi tritoli që ka shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se ky sulm me tritol vjen pas aksioneve të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme.

Ndërkaq, disa ditë më parë, një tjetër sasi tritoli u vendos në godinën ku ndodhet zyra e OSHEE-së, por shpërthimi shkaktoi dëme në një lokali aty pranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button