Kronika

“Hajdutët e Energjisë”/ 326 të arrestuar në 16 ditë, 271 janë pronarë biznesesh

-Rezultatet e 16-ditëshit të parë të operacionit “Hajdutët e Energjisë”-

Operacioni-i-Policise-hajdutet-energjise2-301x200Pas 16 ditësh nga nisja e operacionit “Hajdutët e Energjisë”, Policia e Shtetit numëron 326 persona të arrestuar, nga të cilët 271 janë pronare biznesesh, ndërsa në kërkim rezultojnë 131 shtetas.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë të ditur dhe rezultatet e arritura nga uniformat blu në 16 ditët e para të operacionit “Hajdutët e Energjisë.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se, nga data 28 tetor 2014, kur dhe ka nisur operacioni “Hajdutët e Energjisë”, deri mbrëmjen e 13 nëntorit 2014, janë arrestuar 326 persona, nga të cilët 271 pronarë biznesesh, si dhe janë shpallur në kërkim 131 shtetas për abuzim apo vjedhje të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit, 26 punonjës të OSHEE-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.  Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në 15.262 raste OSHEE, për të kryer verifikime dhe kontrolle, ndërkohë qe janë ndërprerë 8.450 lidhje të paligjshme dhe të abonentëve debitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button