Europa

NATO dënon përforcimet ushtarake ruse në Ukrainë dhe në kufij

ee771-616x350NATO-ja dënoi sot një përforcim ushtarak shumë të rëndë në lindje të Ukrainës dhe në karhun rus të kufirit, duke rikujtuar se trupa, pajisje dhe njësi artlerie ruse ishin parë në rajon.

“Rusia vazhdon të destabilizojë Ukrainën”, akuzoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para një mbledhje me ministrat evropianë të Mbrojtjes në Bruksel.

“Rusia ka zgjedhjen. Rusia ose të marrë pjesë në një zgjidhje paqësore të negociuar ose ajo mund të vazhdoj në rrugën që do të sjellë një izolim”, paralajmëroi ai.

“Ne shohim lëvizje të trupave, të pajisjeve, të tankeve, të artilerisë dhe gjithashtu të sistemeve të mbrojtjes antiajrore mederne”, detajoi Stoltenberg.

“Është një përforcim ushtarak shumë i rëndë. Si në Ukrainë dhe në krahun rus të kufirit, dhe kjo është konstatuar nga NATO-ja dhe nga burimet në terren, si gazetarët e pavarur apo vëzhguesit ndërkombëtarë të OKB-së”, shtoi ai.

“Kjo është një shkelje e marrëveshjes së armëpushimit dhe ne i kërkoimë Rusisë të tërheqë trupat e saj nga lindja e Ukrainës dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut, të arritur në shtator mes palëve ndërluftuese, duke parashikuar një armëpushim dhe bisedime paqeje, vazhdoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button