Home / Ekonomia / Kreditimi i biznesit, Dhoma e Tregtisë, marrëveshje me “ProCredit”

Kreditimi i biznesit, Dhoma e Tregtisë, marrëveshje me “ProCredit”

th1Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës nënshkroi të martën një marrëveshje bashkëpunimi me Pro Credit Bank. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i DhTI-së, Nikolin Jaka si dhe përfaqësuesja e Pro Credit Bank, Adela Leka. Shoqatat e biznesit shpesh janë ankuar për kushtet e shtrëguara të financimit, përfshi këtu edhe interesat e larta. Për të përmirësuar këtë marrëdhënie, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë synon të formalizojë bashkëpunimin me bankat tregtare, përmes marrëveshjeve dypalëshe. Në marrëveshjen e nënshkruar me bankën “ProCredit”, palët angazhohen të bashkëpunojnë për të mbështetur me financime sipërmarrjet vendase. Kredia për biznesin përbën segmentin kryesor të kredisë për ekonominë, me 67% të totalit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: