Home / Kronika / Incidenti me Strazimirin- Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ndreut për pushimin e çështjes

Incidenti me Strazimirin- Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ndreut për pushimin e çështjes

– Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e akuzave ndaj deputetëve të PS-së, Ndreu dhe Ndoka –

Gjykata-e-Larte1-525x3501 Gjykata e Lartë ka nisur sot seancën gjyqësore ndaj dy deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreut, të akuzuar se dhunuan deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, për shkak të detyrës, ngjarje e ndodhur gjatë një seance kuvendore më 10 Korrik.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i deputetit Pjerin Ndreu, Baftjar Rusi kërkoi pushimin e çështjes. “Akuza është ngritur nga grupi parlamentar i PD-së, e jo nga i dëmtuari. Kjo bënë që akuza mos të ketë bazë shqyrtimi, prandaj ne kërkojmë pushimin e çështjes”, ishin fjalët e avokatit Ruso përpara trupit gjyqësor.

Ky i fundit u tërhoq për të marrë një vendim. Pas rreth 30-minutash pritje, trupi gjyqësor vendosi të mos pranojë kërkesën e avokatit Rusi, duke i hapur dritën jeshile vijimit të çështjes. Tashmë pritet që trupi gjykues të thërras dëshmitarët e të vijojë normalisht shqyrtimin e çështjes.

In plenary session

Gjate nje seance plenare

– Incidenti në Kuvend dhe kallëzimi i Partisë Demokratike –

Deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu akuzohen nga grupi kuvendor i Partisë Demokratike se për shkak të detyrës, ata kanë dhunuar deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ngjarje e ndodhur më 10 korrik në hollin e Kuvendit të Shqipërisë. Kallëzimi ndaj dy deputetëve është dorëzuar në datën 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e grupit hetimor janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, janë marrë deklarimet nga personat e pranishëm në vendin e ngjarjes si edhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku evidentohet goditja ndaj deputetit Strazimiri. Në përfundim të veprimeve hetimore, prokuroria ka vendosur që të marrë si të pandehur deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: