Ekonomia

Dubrovniku në ofertën turistike dimërore

 Bordi i turizmit të qytetit Dubrovnik  në bashkëpunim me ATA-n, prezantuan sot  në ambientet e “Hotel Tirana International”  ofertën turistike dimërore të këtij qyteti. Midis vlerave turistike dhe historike të tij, u përmenden dhe shifra konkrete të vizitorëve për vitin 2014. Kështu, të përkthyera në netë –fjetjeje në hoteleritë e qytetit, numri arrin në 3 milion turistë.

dubrovniku-operatoret-turistik-1Foto-ASokol Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Shqiptare të Turizmit u shpreh se, interesi vizitorëve shqiptarë në shtetin fqinjë të Kroacisë ka njohur gjatë vitit 2014 një rritje prej 14% kundrejt rritjes 8% që shënoi në vitin 2013. Në takim, përfaqësues të agjencisë turistike kroata prezantuan krahas  të dhënave statistikore dhe investimet që po ndërmarrin për të rritur interesin e vizitorëve, evidentuan ofertat dimërore, si një mundësi tjetër që mund të shtojë fluksin e vizitorëve dhe të turistëve shqiptarë në Kroaci.dubrovnik-03

“Ne jemi dy vendeve fqinje që po rrisim nga dita në ditë bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ku padyshim turizmi zë vendin e parë të këtij bashkëpunim”  u shpreh Bozo Buric, përfaqësues i Agjencisë turistike në Dubkrovnik, i pranishëm në takim.

Buric theksoi se, agjensitë turistike kroate po shtojnë oferetat turistike ku ne i prezatojmë për vizitorët shqiptare, me dëshirën për të rritur fluksin e tyre jo vetëm në verë por edhe në sezonin dimëror.

Ne Dubrovnik tha ai, janë në gadishmëri për të pritur turistë jo vetëm hotelet dhe qëndrat turistike të destinuara për vizitorët e huaj, por edhe apartamente e vila që jepen me qera

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button