Home / Qeveritare / Ministrja Gjermeni, prononcim për turizmin në “Eurosport”

Ministrja Gjermeni, prononcim për turizmin në “Eurosport”

Ministrja e Zhvillimit Rural dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, dha një intervistë për rrjetin  “Eurosport” në Panairin e Londrës.

gjermeni Ajo prezantoi resurset e shumta  që ka vendi ynë për një turizëm gjithëvjetor. Ministrja theksoi se ”Shqipëria ka protenciale turistike për turizmin e natyrës me burimet e pafundme ujore, malet, bregdetin si mundësi të jashtëzakonshme për praktimin e aktiviteteve sportive si, rafting, aplinizëm, hedhje me parashutë, aktivitete sportive ujore etj”. .Më tej ajo u ndal te siguria dhe komoditeti që u afrohet vizitorëve të huaj. “Produkti i turizmit të aventurës dhe turizmit sportiv në përgjithësi është tashmë pjesë e vizionit dhe strategjisë së qeverisë shqiptare. Ne jemi duke punuar intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës turistike sportive”, theksoi ne prononcimin e sai ministrja Gjermeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.