Home / Qeveritare / Rama: 31 dhjetori, afati për të paguar vitet e prapambetura të pensionit në fshat

Rama: 31 dhjetori, afati për të paguar vitet e prapambetura të pensionit në fshat

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë paguar vitet e prapambetura për pensionin në fshat, që të paguajne, pasi afati është deri më 31 dhjetor dhe pagesa e njëjtë me vitin që kanë humbur.

rama4-200x200Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, kryeministri Rama shkruan se “Deri më 31 Dhjetor, të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi kanë mundësinë të sigurojnë vitet e pasiguruara me vlerën e atyre viteve dhe për më tepër, pa paguar kamatvonesë”.

Kryeministri Edi Rama bashkë me postimin e tij, shpërndan një postër shpjegues, ku thuhet se “31 dhjetori është dita e fundit kur mund të paguhen vitet e prapambetura për pensionet në fshat, me çmimin e atij viti që ke humbur. Garanto pensionin tënd!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.