Home / Kuriozitete / 17-vjeçari fiton 72 mln $ duke luajtur në bursë….gjatë mësimit

17-vjeçari fiton 72 mln $ duke luajtur në bursë….gjatë mësimit

Ai ende nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe ende nuk e ka mbaruar gjimnazin. Por ndërkohë, Mohammed Islam, bir i një çifti refugjatësh bengalezë në New York ka grumbulluar një pasuri prej 72 mln dollarësh. Si? Duke luajtur në bursën e Nju Jorkut gjatë pushimit mes orëve të mësimit në  ‘Stuyvesant High School’, Manhatan ku ai studion.

mohamedMohammed ka nisur të luajë në Bursë që kurse ishte 9-vjeç dhe ka arritur të ketë një sukses të jashtëzakonshëm falë talentin dhe intuitës së tij.

Djaloshi, që pranon se gjithnjë ka qenë i magjepsur nga Wall Street rrëfen se jo gjithçka i ka shkuar vaj në fillim, kur nisi të luante dhe ishte fare i vogël. Ai kujton se njëherë i humbi të gjitha kursimet e tij, por nuk u tërhoq. Historia e jashtëzakonshme e adoleshentit që ka premise të jetë ‘Ujku’ i ardhshëm i Wall Street, ka tërhequr vëmendjen e ‘New York Post’ që i ka kushtuar një artikull të plotë në edicioni special “Arsye për ta dashur New York-un”

Leave a Reply

%d bloggers like this: