Home / Arte / Film / “Goodbye to Language” i Godard shpallet filmi më i miri i 2014-ës (video)

“Goodbye to Language” i Godard shpallet filmi më i miri i 2014-ës (video)

Shoqata amerikane e kritikëve të filmit ka shpallur “Goodbye to Language” (Adieu au langage) të regjisorit legjendar Jean-Luc Godard, filmin më të mirë të vitit 2014.

godart“Goodbye to Language”, me regjinë e Godard-it 84 vjeçar, gjithashtu kishte fituar çmimin e jurisë në Kanë. Filmi që rrëfen për një qen që bashkon  dy njerëz në një aferë, u nominua edhe për regjinë më të mirë dhe kinematografinë më të mirë.

Gjatë festivalit të Kanës ishte përfolur se ky do të jetë dhe filmi i fundit nga Godard, i cili njihet si njëri nga liderët e rrymës French New Wave, me filmat e suksesshëm “A Bout de Souffle”, “Masculin, Feminin”, “Pierrot le Fou”, etj.

Regjisori më i mirë, ndërkaq, u shpall Richard Linklater me “Boyhood”, Timothy Spall ishte aktori më i mirë, ndërsa aktorja më e mirë ishte Marion Cotillard. Për skenarin më të mirë u vlerësua “Grand Budapest Hotel” nga Wes Anderson.

Leave a Reply

Your email address will not be published.