Europa

Renzi: Napolitano do të japë dorëheqjen në orët e ardhshme

Presidenti italian, Giorgio Napolitano do të japë dorëheqjen në orët e ardshme, njoftoi sot kryeministri, Matteo Renzi gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian.

renziRenzi përshëndeti Napolitanon. “Evropiani i bindur, i cili në orët e ardhshme do të japë dorëheqjen nga posti i tij ka përmbushur një rrugë të gjatë ndryshimesh”, theksoi ai para një fjalimi në kuadër të bilancit të presidencës italiane të Bashkimit Evropian që përfundoi më 31 dhjetor.

Fjalimi përshëndetës i tij ka ngjallur duartrokitjet e deputetëve evropianë dhe presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker.

Rizgjedhur në prill të vitit 2013, pas refuzimit nga Parlamenti për një kandidat tjetër, Napolitano, 89 vjeç, nuk e ka fshehur kurrë qëllimin e tij për të lënë funksionin para përfundimit të mandatit shtatëvjeçar në 2020 për shkak të moshës dhe shëndetit.

Gara për gjetjen e një pasardhësi ka nisur që prej mesit të muajit dhjetor, kur Napolitani njoftoi se nuk kishte si qëllim të qendronte edhe për shumë kohë në krye të vendit duke siguruar se funksioni i tij do të merrte fund në të njëjtën kohë me përfundimin e presidencës italiane të BE-së.

Pas dorëheqjes zyrtare të Napolitanos, Parlementi do të mblidhet në 15 ditë në seancë të përbashkët me anëtarët e Senatit, Dhonës së deputetëve dhe 58 të deleguarit për zgjedhjen e presidentit të ri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button