Home / Arte / Film / “The Grand Budapest Hotel” dhe “Boyhood” prijnë nominimet për The Oscars

“The Grand Budapest Hotel” dhe “Boyhood” prijnë nominimet për The Oscars

Rosemund Pike nga “Gone Girl”, Marion Cotillard për “Two days one night”, Felicity Jones, Julian Moore dhe Reese Witherspoon konkurojnë për aktoren më të mirë në rol kryesor. Meryl Streep kësaj radhe mbetet e nominuar për “Into the woods”, për rolin e saj dytësor dhe e nominuar në po këtë kategori.

nominimJanë shpallur gjithsej 24 kategoritë e çmimeve të sivjetme prestigjioze The Oscars.

“American Sniper” ka marrë disa nominime, përfshirë këtu nominimin për editimin më të mirë filmik, zërin më të mirë në film, miksimin më të mirë dhe adaptimin më të mirë të skenarit. “Unbroken” e regjisores Angelina Jolie ka marrë nominimin për zërimin më të mirë dhe çmimin kinematografik.

Steven Carell, Bradley Cooper, Benedict Cumberbatch, Michael Keaton dhe Eddie Redmayne konkurojnë për aktorin më të mirë, ndërsa Rosemund Pike nga “Gone Girl”, Marion Cotillard për “Two days one night”, Felicity Jones, Julian Moore dhe Reese Witherspoon konkurojnë për aktoren më të mirë në rol kryesor. Meryl Streep kësaj radhe mbetet e nominuar për “Into the woods”, për rolin e saj dytësor dhe e nominuar në po këtë kategori.

“Citizen Four” dhe “Virunga” janë dy prej favoritëve në dokumentarin më të mirë të metrazhit të gjatë.

“Birdman”, “Interstellar” dhe “Hobbit” po ashtu kanë marrë nominimet në kategori të ndryshme.

“The Grand Budapest Hotel” dhe “Boyhood” kanë marrë secili nominime rekord, ndërsa në kategorinë kryesore të The Oscars, pra filmi më i mirë, për sivjet janë “BoyHood”, “The Grand Budapest Hotel”, “Selma”, “American Sniper”, “Birdman”, “The theory of Everything”, “The Imitation Game” dhe “Whiplash”.

Ceremonia prestigjioze mbahet më 22 shkurt

Leave a Reply

Your email address will not be published.