Home / Kuriozitete / Fëmija me aftësi të kufizuara, luan në piano duke përdorur sytë ( Foto )

Fëmija me aftësi të kufizuara, luan në piano duke përdorur sytë ( Foto )

Për disa persona mund të jetë një sfidë thuajse e pamundur për të mësuar se si të luajë në një piano pjesë nga më të thjeshtat e deri tek më të komplikuarat. Mirëpo, nuk ka qenë e tillë aspak për një fëmijë në Japoni, i cili ka mundur të bëjë realitet ëndrrën e tij, duke luajtur në piano nëpërmjet syve.

femija-2Bëhet fjalë për një pajisje të krijuar nga bashkëpunimi i Universitetit Tsukuba dhe agjencisë Fove, një agjenci e specializuar për krijimin e pajisjeve virtuale. Nga ky bashkëpunim është bërë i mundur krijimi i kësaj pajisje që e lejon këdo të luajë në piano, duke përdorur sytë.

Pajisja është provuar për herë të parë në publik gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, kur një fëmijë me aftësi të kufizuara e ka përdorur për të luajtur gjatë një koncerti të zhvilluar në kuadër të festës së Krishtlindjeve.

Tani, falë mbledhjes së disa fondeve, një organizatë joqeveritare ka si qëllim krijimin e pajisjeve të tjera të ngjashme, për tu futur në shkolla e për tu përdorur nga fëmijët me aftësi të veçanta, për ti afruar ata më shumë me muzikën.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: