Home / Kronika / ‘Kokaina’, zbulohet personi që bleu pajisjet e laboratorit

‘Kokaina’, zbulohet personi që bleu pajisjet e laboratorit

Hetimet për trafikun e kokainës kanë nxjerrë ‘në dritë’ një tjetër person të përfshirë në rrjet. Gazeta “Panorama” duke iu referuar burimeve shkruan sot se përveç Genci Xhixhës e femres identifikuar si Pranvera Ago (Ebeling) është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

laboratori2Ai eshte me inicialet A.T. dhe mendohet të jetë personi që ka blerë të gjitha pajisjet e laboratorit. Sipas ekspertëve, këto mjete përdoreshin për të nxjerrë ekstraktin e kokainës nga rrobat e fëmijëve, solucionin e përpunimit të lëkurës dhe plehun kimik të ardhur nga Bolivia.

Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar disa shkresa zyrtare, fatura tatimore, të cilat tregojnë blerjet e kimikateve dhe sendeve me të cilat ishte pajisur laboratori.

 

One comment

  1. Mos i nxirni ne internet keto pamje te lavatrices se po lini nam. Laboratoret modern nuk kane nevoje per lavatrice ose murre plot lageshti. Eshte me teper nje spektakel politik se eshte i nipi i Enverit apo cfare? 1 ton droge u kap tani ne Spanje. Fajtore jane ato qe e blejne se po te mos blihet nuk shitet. Le te dale ligji qe te fusi ne burg gjithe perdoruesit e droges ashtu sic u futen ne burg ato qe vjedhin energjine dhe shifeni do vije me droge ne Shqiperi? Gjermanet pse nuk fusin ne burg perdoruesit e droges ne vendin e tyre ose vendet e tjera te Europes po merren me shqiptaret? Nje mall po u shit do prodhohet, ne Shqiperi apo diku tjeter, keshtu qe le te dalin ligje qe kufizojne blerjen ashtu sic doli per duhanin. U be nje ndergjegjesim i njerezve per rrezikun e duhanit, po nje gje e tille nuk eshte bere per drogen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: