Home / Te ndryshme / “Dhuratat” që qeni juaj ju bën çdo ditë

“Dhuratat” që qeni juaj ju bën çdo ditë

Cute-Dog-dogs-33531471-488-628Mes buzëqeshjeve, afeksionit dhe përkëdheljeve, ja disa nga arsyet për të marrë në familje një anëtar të ri, një mik me katër këmbë

  1. Ju “thotë” Mirëmëngjesi!

Çdo mëngjes, ju pret i lumtur duke tundur bishtin. Me siguri është pjesëtari i familjes i cili zgjohet me më shumë alegri dhe lumturi; dhe mbi të gjitha ka dëshirë t’ua tregojë ballë për ballë përshëndetjen e tij karakteristike të mirëmëngjesit dhe gjithmonë në mënyrë të veçantë.

  1. Ju dhuron “buzëqeshje”

Qoftë me një shikim të ëmbël ose me veprime qesharake, qenushi i zemrës tuaj arrin gjithmonë që t’ju rrëmbejë një buzëqeshje, edhe kur dita është një nga ato më pak argëtueset.

  1. Ju lë që ta përkëdhelni

Nëse është e nevojshme që të theksohet dhe të nënvijëzohet, qeni nuk është një kukull, por një qenie, një shok i dashur dhe besnik i përkëdheljeve. Ju lë shpesh që ta prekni. Ndryshe nga macet, ai e do shoqërinë dhe shfaqjen e afeksionit.

  1. Ju jep dashuri

Qeni juaj i dashur nuk tërhiqet asnjëherë mbrapsht kur ka për të dhënë dhe për të marrë përkëdhelje dhe dashuri, përkundrazi. Është një dashuri më vete, i gatshëm për t’ju bërë të ndjeni të gjithë qetësinë dhe dashurinë që keni nevojë. Gjithmonë dhe kudo.

  1. Ju nxjerr jashtë shtëpisë

Shpeshherë dëshira për të qenë aktivë, për të bëra gjëra të bukura, për të dalë, ikën si me magji! Por jo kur keni një këlysh nëpër shtëpi. Një shok me katër këmbë ju nxjerr jashtë shtëpisë për një shëtitje të bukur ose një dozë të mirë sporti.

   6. Ju përgëzon kur ktheheni në shtëpi

Nuk ekziston askush tjetër i cili arrin t’ju bëjë “festë”, përveç mikut tuaj me katër këmbë, në momentin kur ktheheni në shtëpi pas një dite të gjatë pune të mbushur me shumë impenjime dhe stres. Vetëm ai, me atë noçkën e ëmbël, arrin t’ju shprehë me sinqeritet të gjithë gëzimin kur ktheheni në shtëpi.

  1. Është një shok i mirë lojërash

Në ditët më të vështira, qeni juaj do të dijë t’ju ngrejë humorin dhe t’ju ndihmojë për të hequr mendjen nga problemet dhe shqetësimet. Është një shok ideal lojërash, gjithmonë i gatshëm.

  1. Ju pranon ashtu siç jeni

Një qen është një mik, një mik pa “nëse” dhe pa “por”! Një shok i jetës së përditshme, që ju dhuron dashuri pa kushte. Nuk ju gjykon, ju pranon gjithmonë ashtu siç jeni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: