Home / Qeveritare / Rama e Tahiri inspektojnë zonat e përmbytura

Rama e Tahiri inspektojnë zonat e përmbytura

Policia, ushtria dhe emergjencat civile po vijojne operacionet e shpetimit ne jug te vendit.

1422886574ramapermbytjetSituata me dramatike duket se aktualisht eshte ne fshatin darzeze ne Fier, por edhe ne Novosele. Fatmiresisht asnje person nuk ka humbur jeten nga vershimi i ujrave por demet ne banesa, bujqesi e blegtori jane te jashtezakonshme.

Ndërkohë i pranishëm në zonë ishte edhe Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Rama iu bëri thirrje banorëve të rrezikuar nga përmbytjet që të largohen menjëherë në një vend më të sigurt, pasi situata mund të përkeqësohet orët në vazhdim.

Banorët, të cilëve iu janë përmbytur shtëpitë janë strehuar tek të afërmit, apo te fqinjë të tjerë, ndërkohë që aktualisht janë shpërndarë ushqime dhe ujë të pijshëm.

One comment

  1. Quo Vadis «Rilindje» ?

    Dy fjalët më të përdorshme të Edi Ramës muajt e fundit kanë qenë: «burg» dhe «testim». Ai synon t’i përdorë këto si paterica për funksionimin e pushtetit të tij, që çalon shumë. Por ato janë paterica që nuk do të vonojnë ta lënë në baltë «Rilindjen».
    Shumica e fshatarësisë dhe periferia e qyteteve (e degraduar prej dyndjeve pa kontroll) jetojnë në kushte inferiore krahasuar me ato të burgut të sotëm shqiptar. T’i kërcënosh me burg fukarenjtë e pikur është sikur t’iu tregosh atyre se ku ka një mensë për të ngrënë falas, një strehë për të fjetur pa paguar as energji e as ujë, dhe ku shërbimin mjekësor ta paguan shteti, po u sëmure. Pushteti, që i fundos në mjerim ekonomik shtetasit e tij, nuk i tremb dot më ata me burgun, ndërkohë që i duhet të paguaj mijëra euro në vit për mbajtjen e një të burgosuri.
    Po aq e dobët është edhe paterica tjetër e pushtetit rozë: «testimi». Ky është kryesisht një mjet abuziv, për t’iu gjetur punë militantëve partiakë. «Testomania» e Ramës u bë shumë qesharake në fushën e mjekësisë, ku profesionalizmi ka të bëjë direkt me shëndetin dhe jetën e njeriut.
    Po politikanët shqiptarë kush i teston për «aftësitë» e tyre?
    Dihet që Nanon dhe Berishën i testoi Ramizi me Nexhmijen.
    Ndërsa Ilir Metën e testoi Dritan Prifti me videon e tij të famshme… Si Kryehajdut i afirmuar në nivel evropian, Metës i takon të kryesojë Kuvendin e Hajdutëve.
    Po vetë Ramën, kush e testoi? Nano ka deklaruar se «Edin e gjeta në Paris me thonj të paprerë e të veshur në mënyrë të rëndomtë». Edhe si piktor ai është i pa testuar, gjersa nuk është bërë e njohur asnjë prej pikturave të tij. Ndërsa pas testimit që i bëri Ramës si politikan, Tony Blair deklaroi se nuk do të shkelte më në Tiranë.
    Mirëpo testimi më i rëndësishëm për karrierën e politikanëve (anti)shqiptarë mbetet veprimtaria e tyre në dëm të Shqipërisë e në favor të fqinjëve të saj grabitqarë. Pas zbatimit të heshtur të marrëveshjes antishqiptare të detit Jon me fqinjët e Jugut, ku Greqia vazhdon kërkimet për naftë e gaz, Rama mori zotimet në interes të Serbisë gjatë takimit kokë më kokë me kryeministrin Vuçiç në Beograd. Si pasojë e këtij fakti, ministri i Jashtëm shqiptar, Bushati nuk pranoi (me rekomandim të kryeministrit Rama) që Shqipëria të kryesonte Komisionin Ekonomik të OSBE-s, duke ua lënë këtë privilegj «miqve» serbë. Vetëm në Shqipëri mund të gjesh politikanë që veprojnë kaq hapur kundër interesave të vendit të tyre dhe në favor të armiqve tradicionalë të kombit shqiptar, me qëllim që të mbeten me çdo kusht në pushtet. Këto krijesa të klonuara ideologjikisht nuk kanë asnjë ndjenjë dashurie a mirënjohjeje ndaj popullit e vendit që i përkasin dhe që i ka pajisur me pushtet. Pa u plotësuar java prej sfidës antishqiptare të MPJ, Rama u ofroi një tjetër shërbim të vyer «miqve» serbë. Me porosi të tij, deputetët e Shqipërisë munguan për herë të tretë në debatin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke u krijuar hapësirën e nevojshme deputetëve serbë për të mbytur zërin e deputetëve kosovarë, sikundër veproi në rastin konkret deputetja serbe Maria Obradoviç. Qëllimisht mungoi edhe vetë kryetarja e delegacionit shqiptar, Valentina Leskaj, e cila është njëherësh edhe nënkryetare e Asamblesë së përhershme të KE dhe, natyrisht, zëri i saj do të kumbonte më shumë se ai i Maria Obradoviçit e kështu do t’iu cenoheshin interesat «miqve» serbë. Vlen të ritheksohet fakti shumë domethënës që kjo është hera e tretë radhazi që delegacioni (anti)shqiptar nuk merr pjesë në punimet e Asamblesë parlamentare të KE (me urdhër të Ramës) kur rendi i ditës parashikon diskutime për Kosovën, apo shqyrtime vendimesh në favor të saj.
    Kemi të bëjmë me «Rilindje» shqiptare, apo me «Rilindje» serbe në Shqipëri?

Leave a Reply

Your email address will not be published.