Europa
Evakuohet parlamenti Evropian shkaku i alarmit për bombë (Foto)
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/evakuohet-parlamenti-evropian-shkaku-i-alarmit-p-euml-r-bomb-euml-foto_hd.jpg)
Policia belge urdhëroi evakuimin e tre ndërtesave, të cilat janë pjesë e kompleksit të parlamentit të Bashkimit Evropian në Bruksel, për shkak të një alarm bombe.
Masë parandaluese u shkaktua nga një makinë e dyshimtë e parkuar në Montoyer Street, transmeton Telegrafi.
“Në shikim të parë të makinë nuk bëhet fjalë për eksploziv”, ka thënë zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Delfin Kolar.
Siç shkruajnë mediat lokale, sot në mëngjes një incident i ngjashëm ka ndodhur para ambasadës amerikane në Bruksel, por u vërtetua se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.
Kujtojmë se në tri javët e fundit kanë qenë 13 lajmërime të rrejshme të bombave pranë institucioneve evropiane dhe ato belge.