Rajoni

Ja video-përgjimi “bombë” i Gruevskit

Teksa lideri i opozitës maqedonase është nën akuzë për spiunazh, në Youtube janë publikuar dy video-përgjime të bisedës që ai pati pak ditë më parë me kryeministrin Gruevski.

maqedoniaBiseda zhvillohet në zyrën e kryeministrit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është filmuar duke i treguar kreut të qeverisë se disponon materiale që kanë të bëjnë me skandale të zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Këto materiale, video, përgjime telefonike e ambientale dhe shkresa zyrtare, të konsideruar si “bomba”, Zaev ka thënë se i ka siguruar nga shërbimet e huaja. Biseda është përgjuar nga zyra e kryeministrit që më pas e ka shpërndarë atë në Yotube. Ajo nuk është e plotë. Nga zbardhja e bisedës shihet se kryeministri Gruevski insiston të dijë se nga kush janë siguruar materialet. Videoja është e 14 shtatorit të vitit 2014. Agjencia e lajmeve INA ka zbardhur një pjesë të saj.

Gruevski : Ti më thua se këtë ta kanë dhënë të huaj ?
Zaev: Po të huaj, pra… të huaj.
Gruevski: Shërbim i huaj ?
Zaev: Shërbim i huaj… që normal nuk është nga vendet fqinje… por më larg.. shërbim i huaj.
Gruevski: Mirë.. Ti je parë më shumë herë me ta, dhe je bindur se është ashtu ?
Zaev: Po, po, jam bindur…
Gruevski: Prit tani, ti thua se nuk e ke xhiruar këtë, dhe se ta kanë dhënë? Të huajt ta kanë dhënë ?
Zaev: Ashtu pra…
Gruevski: Të huajt ti kanë dhënë. Të huajt mund të kenë qëllime dhe motive të ndryshme. Ndoshta ndonjë prej tyre ka xhiruar dhe se këtë e ka arritur përmes teknikave apo teknologjisë.
Zaev: Po ka variante të ndryshme, mundet, ashtu ashtu …

Zaev është urdhëruar të mos dalë nga vendi. Pasaporta e tij është konfiskuar. Kryeministri Gruevski e akuzoi të shtunën, përmes një fjalimi të transmetuar në televizionet kryesore, për tentativë për grusht shteti. Akuzat ndaj tij janë “spiunazh dhe dhunë kundër zyrtarëve më të lartë të shtetit”. I dyshuar është edhe ish –shefi i policisë sekrete, Zoran Verusevski i cili është arrestuar. Zaev ka thënë disa herë se materialet që ai disponon do ta detyrojnë qeverinë Gruevski të japë dorëheqjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button