Europa

NATO-ja zgjeron forcën e ndërhyrjes së shpejtë në 30 000 trupa

NATO do të zgjerojë forcën e saj të ndërhyrjes së shpejtë nga 13 000 në 30 mijë trupa, përfshirë 5 000 trupa elitë, disa prej të cilëve do të dislokohen pas pak ditësh, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i alenacës, Jens Stoltenberg.

nato”NATO po i ndërmerr këto hapa si kundërpërgjigje ndaj veprimeve që kemi parë nga Rusia, që ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka aneksuar Krimenë”, theksoi Stoltenberg.

“Ne duhet të ristrukturojmë forcat tona kur shohim se bota po ndryshon”, tha ai.

”Masa të tjera të NATO-s përfshijnë krijimin e gjashtë komandave dhe qendrave rajonale të kontrollit në vendet anëtare në lindje të Evropës si edhe një qendër të re kontrolli në qytetin polak të Szczecinit”, saktësoi Stoltenberg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button