Home / Arte / Libri / Librat e rinj

Librat e rinj

Italo Svevo

“Një tallje e arrirë”

Tregime

Përktheu: Adrian Breshaj

Botimet: “Saras”

Çmimi: 800 lekë

Nje-tallje-e-arrireNjë udhëtim në dhomat e ndërgjegjes njerëzore, përmes disa tregimeve të shkruara nga një prej personazheve më të njohura të letërsisë italiane, Italo Svevo. Të ndjera dhe me stilin e një shkrimtari që kërkon të shpjegojë deri në fund detajet, Zvevo zgjon para nesh botën tonë. Ky libër është një përmbledhje e mrekullueshme tregimesh, që të bëjnë t’i lexosh me ëndje. Dashuria ndihet në çdo rrëfim të Svevos, si forca që çon gjithnjë para idetë. Humbja e saj i bën personazhet të kenë një fund fatal, pa dritë … Një libër që tregon forcën e madhe të tregimit në fillimshekullin XX.

Fatos Kongoli

“Gjëmia e mbytur”

Botimet: “Toena”

Çmimi: 1000 lekë

Në një vilë periferike të kryeqytetit, në natën e Krishtlindjes 2014, bien aksidentalisht në kurthin e policisë tre persona: një gazetar investigativ dhe dy të moshuar të çuditshëm, rreth të 70-ave, njëri ish-hetues i Sigurimit të Shtetit, tjetri ish-operativ. Ç’kërkojnë këta personazhe te vila në fjalë në natën e Krishtlindjeve? Për ç’arsye ndodhen të pranishëm atje edhe forcat e rendit, që e mbajnë vilën nën vëzhgim prej kohësh … Protagonistët e librit vihen në lëvizje nga përhapja e një legjende.

David Foenkinos

“Zigzage takimesh”

Përktheu: Edmond Tupja

Botimet: “Pegi”

Çmimi: 800 lekë

Frici takohet për herë të parë me Alisën në moshën 20-vjeçare. Është dashuri me shikim të parë, është dashuria e madhe e jetës së tyre. Megjithatë, fati nuk parashikon një bashkim jetëgjatë dhe të fortë për ata. Historia e Fricit dhe e Alisës është një histori ndarjesh dhe ritakimesh. Ata e hasin njëri-tjetrin në rrethana herë komike, herë dramatike, herë mallëngjyese, herë rastësore dhe në atë çast ngjan sikur koha ka ndaluar në vend. Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift.

Italo Svevo

“Ndërgjegjja e Zenos”

Përktheu: Enela Hila

Botimet: “Saras”

Çmimi: 1200 lekë

Struktura e romanit “Ndërgjegjja e Zenos” është ndërtuar me episode jo kronologjike. I përcjell ato përmes rrëfimit personazhi kryesor, Zeno Kozini. Hapen rrëfimet me një parathënie psikanaliste të mjekut, i cili e kishte në kujdes Zenon dhe që e ka detyruar atë të shkruajë autobiografinë. Të gjashta episodet nga jeta e Zeno Kozinit janë: pirja e duhanit, vdekja e babait, historia e martesës, gruaja dhe e dashura, historia e një shoqate tregtare dhe psikanaliza. Mjaftojnë këto episode të jetës së Zenos, të rrëfyera prej tij, të dhëna nga autori me një mjeshtëri brilante në përdorimin e ironisë dhe sarkazmës së hollë, që lexuesi të kuptojë se protagonistin e ka lënë mënjanë krenaria; e bën atë shpesh jo të besueshëm në versionet e tij të fakteve, që jepen e duken si akte të pandërgjegjshme të vetëmbrojtjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: