Home / Arte / Ekspozita / Bienalia Stemperando 8 prill – 10 maj në Muzeun Historik

Bienalia Stemperando 8 prill – 10 maj në Muzeun Historik

Shqipëria dhe më konkretisht Muzeu Historik Kombëtar janë zgjedhur që të jenë këtë vit si vëndi mikpritës për të pritur Bienalen dhe prezantuar veprat e 43 artistëve, nga ku nga të cilët 18 pre tyre janë artistë shqiptarë.

BienaljaKy lajm u bë publik pas ceremonisë së hapjes së edicionit të VI të Bienales Ndërkombëtare të Veprave të artit në Torino ceremoni kjo e quajtur në letër “Stemperando” ku gjatë së cilës u çel edhe një ekspozitë e cila erdhi si një nismë e kuratorit shqiptar z. Alfred Milot Mirashi dhe z. Anselmo Villata drejtor i Institutit Kombëtar të Artit Kontemporan në Itali,

Anselmo Villata dhe Melsi Labi gjatë ceremonisëPersonalitete të artit në Itali, artistë italianë dhe shqiptarë ishin të pranishëm në këtë ekspozitë, në të si përfaqësues nga Shqipëria ishte drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi.

Drejtori i MHK-së gjatë fjalës së tijë u shpreh se “Arti është rruga e vetme dhe më e mirë që mund të afrojë Shqipërinë me Europën, sepse të jep mundësinë të tregosh identitetin tënd dhe vlerat artistike kombëtare, dhe unë jam i nderuar dhe krenar që ndodhem sot këtu për të përshëndetur artistët nga e gjithë bota, që kanë marrë pjesë në këtë edicion, dhe veçanërisht artistët shqiptarë që na kanë përfaqësuar më së mirë në Bienalen Stemperando”.

“Jemi të kënaqur që miqtë tanë italianë na e japin këtë mundësi sot dhe sigurisht mirënjohjen do jua rikthejmë në të njejtën mënyrë kur Bienalia të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar në Prill”,  theksoi Labi në fjalën e tij.

Nga ana tjetër edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Artit Kontemporan në Itali Anselmo Villata gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij që edicioni i këtij viti kishte si vend mikpritës Shqipërinë duke vlerësuar të gjithë artistët shqiptarë për veprat e tyre të artit.

Bienalia Stemperando do të qëndrojë e hapur në Torino nga datat deri më 8 mars, ndërkohë që do të vijë në Tiranë për publikun shqiptar nga datat 8 Prill- 10 Maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.