Home / Arte / Ekspozita / Mësonjetorja e Parë Shqipe, fluks vizitorësh nga të gjitha qytetet

Mësonjetorja e Parë Shqipe, fluks vizitorësh nga të gjitha qytetet

Muzeu Kombëtar i Arsimit, ose siç njihet ndryshe Muzeu i Mesonjetores së Parë Shqipe, është një prej institucioneve më të vizituara në Korçë.

3211Kohët e fundit të shumtë kanë qënë edhe vizitoret jo vetëm nga Korça por edhe qytete te tjera te vendit, si nga Elbasani, Vlora, Tirana, etj, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë ambjentet e këtij institucioni kultuor dhe historic.

Nuk kanë munguar edhe vizitorët e rinj si nxënësit e shkollave të mesme apo edhe studentët universitarë për të cilët të pyetur nga specialistët e muzeut kanë pohuar se vetë e përzgjodhen nga stacionet e para të tyre në Korçë, godinën e shkollës së parë shqipe.

Muzeu Kombëtar i Arsimit-Mesonjetorja e Parë Shqipe

Muzeu Kombëtar i Arsimit-Mesonjetorja e Parë Shqipe

Puna disa mujore e organizimit dhe ngritjes se Bibliotekës se Muzeut, ku numri i librave që ofron ky muze ka arritur në rreth 300 tituj, dhe Arkivi i Muzeut në dhjetera e dhjetera faqe dokumentesh e fotoimazhe, të gjitha te skeduara në dosjet përkatëse, duket se e ka shtuar vëmëndjen drejt institucionit.

Fotografi, dokumente e libra që kanë lidhje me shkollat e para shqipe, me figurat e shquara të arsimit, apo me lëvizjet patriotike brënda dhe jashtë atdheut, të gjitha këto në formatin origjinal, apo të kopjuara, janë edhe një pjesë e pasurisë së Muzeut pasuri kjo e fundit e cila ësht edhe kontributi i disa familjeve të cialt kanë kontrubuar duke i dhuruar muzeut dokumenat e mësipërm.

Ndërkohë që ky muze nuk është një vend ku thjesht mund të vizitohet, por aty ndërtohet një qëndër e rëndësishme kërkimore shkencore, që ndihmon e përgatit brezat e rinj, të cilët drejtohen nga një rreth i gjerë studiuesish, profesorësh,

mësuesish e studentësh, në sallat përkatëse.

Muzeu i Mësonjetores së Parë Shqipe është një nga ambjentet më të rralla dhe të veçanta në të gjithë vendin, duke qënë një vatër e rëndësishme e emancipimit, e duke dëshmuar njëkohësisht edhe respektin, vleresimin dhe përuljen ndaj sakrificave te panumerta te paraardhesve tanë.
MKA njofotn se të tjera materiale dokumentarë e muzealë, artefakte të rëndësishme të figurave të shquara të shkollës së parë shqipe, i janë shtuar dhe po i shtohen Muzeut këtë kohe, dhe shumë shpejt ato do të bëhen publike si dhe do te vendosen ne ekspozitoret e sallave.mesonjetorja

Figura, si Petro Nini Luarasi, Thimi Marko dhe Jovan Cico Kosturi plotësojne “prezencën” e tyre në Muze përmes këtyre materialeve shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.