Politika

Bumçi: Lumi Vjosa, qeveria mban të fshehtë projektin

Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi deklaroi sot në një prononcim për mediat se, nga ana e qeverisë po mbahet i fshehtë informacioni lidhur me projektet mbi lumin Vjosë.

bumci“Ne kërkojmë që qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme, të japë informacion dhe llogari se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe për të mbrojtur interesin kombëtar shqiptar për çështjen e lumit Vjosa. Pra, a e ka ngritur këtë çështje në takimet dypalëshe. Ministri i Jashtëm Bushati është takuar katër herë me ministrin e Jashtëm Venizellos gjatë kësaj periudhe njëvjeçare e gjysëm që janë në qeverisje. Pse nuk është ngritur kjo çështje në takimet dypalëshe si çështje e një rëndësie të madhe kombëtare?! Pyetja e dytë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët të Përhershëm për Ujërat e Ëmbla midis Shqipërisë dhe Greqisë, që është mbledhur më 9 janar të këtij viti. Si ka mundësi që nuk ka asnjë transparencë, asnjë informacion se çfarë është diskutuar mes palës shqiptare dhe asaj greke për Vjosën. Sepse ky komision diskuton vetëm çështjen e ujërave të ëmbla, Vjosa, Prespa dhe lumenj të tjerë. Pse nuk kemi informacion?! Kjo mungesë informacioni çfarë fsheh?! Çfarë frike ka pala shqiptare që nuk informon publikun në lidhje me projektet mbi lumin Vjosë?! Çfarë po fsheh me këtë heshtje?! Këto janë shqetësime të mëdha që ne ngrejmë si opozitë, dhe i kanë ngritur dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Besoj se të gjithë qytetarët janë të interesuar për të mësuar të vërtetën mbi lumin Vjosa”, u shpreh Bumçi.

“Gjatë kohës që unë kam qenë ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë informacion nga ministria e Jashtme greke. Nuk ka pasur as edhe një informacion të vetëm. Ne jemi informuar vetëm nëpërmjet medias. Kanë qënë bashkitë e Greqisë veriore, të cilat janë kundër projektit dhe kanë ngritur zërin. Ne jemi informuar nëpërmjet tyre dhe medias dhe burimeve të tjera që ka një projekt. Mbas këtij shqetësimi kemi kërkuar që Ministria e Jashtme dhe ambasada jonë në Greqi të vihej në lëvizje dhe të mësojë më shumë për projektin. Kjo është e vërteta. Eshtë kërkuar të manipulohet në media, duke dashur ta sjellin çështjen në korrik 2013. Pra kemi takime të Bushatit me Venizellosin dhe çështja nuk ngrihet ose të paktën publikisht nuk na thuhet gjë. Kemi më 9 janar të këtij viti mbledhjen e Komisionit të Ujërave dhe nuk ka informacion për publikun se çfarë është diskutuar dhe kërkojnë që këtë çështje ta sjellin në korrik 2013. Kërkojnë të manipulojnë çështjen dhe ta fshehin. Kjo është një arsye më shumë që ne të jemi të shqetësuar për sjelljen e qeverisë në lidhje me lumin Vjosa. E vërteta është që ne nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga qeveria greke”, u shpreh deputeti Bumçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button