Rajoni

Ahmeti falenderon Hahnin për ndihmën ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti falenderoi eurokomisionerin për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn për vizitën e tij në Shkup dhe takimin e hapur dhe konstruktiv në këtë kohë sfidash për Maqedoninë.

zz139“Situata në vend është shqetësuese dhe kapacitetet demokratike të sistemit janë vënë në provë serioze. Prandaj, gjykoj që përfshirja imediate dhe e drejtpërdrejt e Brukselit, nëpërmjet delegimit të një ekipi politik të përforcuar nga ekspert të hetuesisë dhe gjyqësorit, është e domosdoshme. Ky ekip i deleguar nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian do të siguronte të gjitha palët për një proces të paanshëm, me kredibilitet dhe integritet, që paraqet parakusht për përmbylljen e suksesshme të këtij rasti”, shkruan Ahmeti.

”Njëkohësisht, më lejoni që edhe një herë ta kthej vëmendjen tek nevoja e adresimit sa më të shpejtë të problemit më të madh të vendit tonë, çështjes së emrit, që po mban peng të ardhmën euroatlantike të qytetarëve dhe mund të tensionojë edhe marrëdhëniet ndëretnike. Ky kontest duhet të mbyllet sa më shpejt, por zgjidhja nuk arrihet dot pa përfshirjen intensive të Brukselit dhe Uashingtonit në ndërmjetësim mes Shkupit dhe Athinës”, thekson ai.

”Ju siguroj se në të gjitha këto përpjekje ju do të gjeni një partner te Bashkimi Demokratik për Integrim”, përfundon Ahmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button