Kuriozitete

SHBA, nëna shkruan në bluzë gabimet e vajzës dhe e detyron që ta veshë në shkollë

Një nënë e ka dërguar vajzën e saj në shkollë me një bluzë të bardhë, në të cilën kishte shkruar  motivet e sjelljes së keqe të saj. Ky duket se ka qenë një dënim për vajzën, e cila nuk ecte mirë me mësime.

proxyMelany Joyce Alexanderu, 31 vjeç, u arrestua në Florida nga autoritetet sepse e kishte rrahur vajzën me rrip. Mënyra në të cilën nëna kishte zgjedhur që poshtëronte vogëlushen, shkaktoi shumë pakënaqësi. Ja disa nga fjalitë që nëna ka shkruar në bluzë.

“ Në vend që vajza të bëjë detyra e të studiojë, e kalon kohën në rrjetet sociale. Ky është faji i saj. Ajo nuk mund të ketë një të dashur, madje nuk mund të ketë as miq derisa të përmirësojë notat dhe të kalojë në klasat më të mira. Prej kohësh studion në klasa me nivel të ulët”, lexohet në bluzën që vajza u detyrua ta mbante veshur.

“Ndalova së ngrëni patate të skuqura dhe që të rrija në rrjetet sociale sepse e di arsyen se përse prindërit më dërguan në shkollë. Tani e di që edukata është e rëndësishme. Do të mësoj. Do të dëgjoj mësuesit e mi gjatë gjithë kohës. Do t’i bëj të gjitha këto sepse jeta ime sociale mori fund. Nëse do të jesh miku im, më ndihmo”, ka thënë vajza.Në momentin që vajza shkoi në shkollë me “bluzën e turpit”, mësuesit ia ndërruan dhe njoftuan autoritetet të cilët morën masa ndaj prindërve. Disa ironizuan nënën për mënyrën se si e kishte shkruar fjalën. “Në vend që të shkruante “allowed”,  ka shkruar “aloud”, pastaj flet edhe për edukatën ajo”, shkruajnë në rrjetet sociale kritikuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button