Home / Kronika / Kronika e zeze / Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Arrestohen tre persona për trafikim me qenie njerëzore

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe është identifikuar një viktime e trafikimit përmes një operacioni që ka ndërmarr policia e Kosovës të koduar “Lulishtja”.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në komunën e Drenasit.

Hetimet lidhur me ketë raste kanë filluar disa javëve me parë duke marrë si shkak inicimin e një rasti kanosjes në Stacionin Policor të Drenasit, ku në hetimin e këtij rasti ka qenë i nevojshme angazhimi në hetime i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me qenie njerëzore e cila pas hetimeve disa javore ka arritur të siguroj prova dhe dëshmi se të dyshuarit e kishin trafikuar viktimën dhe gjithashtu ia kishin falsifikuar dokumentin e saj personal (letërnjoftimin).

Personat e arrestuar janë : Arsim.I (50), Brahim GJ (52), Ardian .K (24)

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: