🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 69.09 ▲0.58%
ARI 4,193 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,535 ▲ +1.55% ETH $1,710 ▲ +4.96% XRP $1.0918 ▲ +2.76% SOL $80.8600 ▲ +3.13%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 69.09 ▲0.58 % ARI 4,193 ▲1.64 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 69.09 ▲0.58 % ARI 4,193 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kronika e zeze

Vdesin dy shokë shkaku alkooli

Dy shokë të ngushtë në jetë, por edhe në gotë (pije), pas konsumimit të një sasie alkooli janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas janë qëlluar me gurë. Sherri ka rezultuar fatal, pasi njëri ka gjetur vdekjen, kurse tjetri ka rënë pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 07:00, në zonën që njihet si “5- lekëshi”. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili menjëherë rrethoi vendin e krimit. Hetuesit konstatuan se njëri prej viktimave gjendej në ferra në pozicion me këmbët lart dhe me kokë në tokë, ndërsa tjetri në kanal. Fare pranë tyre kalonte vija hekurudhore njofton Balkanweb

Viktimat kishin plagë në pjesën e kokës, ndërsa përreth kishte gurë të gjakosur, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale nga ana e ekspertëve. Gjatë këqyrjes së viktimave u pa se njëri prej tyre (ai në ferra) kishte vdekur, ndërsa tjetri ishte i plagosur rëndë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku gjendet në gjendje kome, e për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë. Personi i vdekur është Krenar Mustafa, 42 vjeç banues në zonën e plazhit, i martuar e me 2 fëmijë. Ndërsa personi i plagosur është Astrit Piku 49 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet të Durrësit, gjithashtu i martuar me 2 fëmijë.

Sipas ngjarjes së ndërtuar nga policia, pas një seance konsumi alkooli, gjatë kthimit për në banesa, siç duket ata duhet të jenë grindur me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar me gurë. Sidoqoftë, e gjitha kjo mbetet në fazën e dyshimeve, përderisa Piku ndodhet pa ndjenja dhe nuk merret dot në pyetje nga ana e hetuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.