Home / Kronika / Studentët takojnë Nishanin: Presidenti na tha të mos kemi ndrojtje, do vijojmë grevën

Studentët takojnë Nishanin: Presidenti na tha të mos kemi ndrojtje, do vijojmë grevën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot në Presidencë një përfaqësi të studentëve të mjekësisë, që u futën në grevë urie, për të kundërshtuar tarifën e shkollimit që u është vendosur pas transferimit nga universitetet private që u mbyllën.

studenteStudentët kanë kërkuar takim me presidentin Nishani, një ditë pasi u nxorën me forcë nga policia nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ku ishin ngujuar prej tri ditësh.

Në përfundim të takimit, studentët bënë të ditur se presidenti Nishani u dha garanci për mbrojtjen fizike dhe ligjore, ndërsa i inkurajoi të mos kenë ndrojtje. Studentët theksuan se po shqyrtojnë mundësinë për të vijuar grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Presidenti mbajti një qëndrim shumë mbështetës brenda ligjor. Tha se do të lajmërojë organet kompetente për këtë, do të komunikojë me prokurorin e përgjithshëm. Na tha të mos kemi asnjë ndrojtje për çështjen më të vogël. Kemi parë mundësinë e vijimit të grevës, deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi dy persona në një shtet, marrim të njëjtin trajtim dhe paguajmë në mënyra të ndryshme. Përfaqësojmë vetën tonë jo partitë. Kërkojmë trajtim të barabartë me studentët e tjerë dhe ulje të tarifave. S’kemi firmosur asnjë kontratë me Ministrinë e Arsimit. 7-fishi na është komunikuar në momentin kur u regjistruam dhe do fillonim mësimin. Eshtë e papranueshme. Jemi dhunuar e kemi me prova me foto me video”- u shprehën studentët.

Sipas studentëve, arsyeja kryesore e grevës së tyre është tarifa e lartë e shkollimit që ata janë të detyruar të paguajnë, e cila është gati 7-fish më e lartë. Këta studentë paguajnë 235 mijë lekë në vit, ndërsa studentët e tjerë që janë pranuar sipas Maturës Shtetërore, paguajnë vetëm 35 mijë lekë në vit. Pra diferenca e tarifës vjetore të shkollimit për studentët e transferuar nga privati është 200 mijë lekë (2 milionë lekë të vjetra) më shumë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: