Home / Ekonomia / Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi në sektorin minerar

Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi në sektorin minerar

miniereShqipëria dhe Kosova do të rritin bashkëpunimin dhe do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në sektorin minerar.  Ky ka qenë përfundimi i vizitës së drejtorit ekzekutiv të AKBN-së në Kosovë.

Memorandumi i  bashkëpunimit për përmirësimin e marrëdhënieve reciproke dhe shkëmbimin e eksperiencave  dypalëshe në sektorin minerar, u nënshkrua sot mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Delegacioni i AKBN-së i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, Dael Dervishi zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku dhe  takoi Drejtorin Ekzekutiv të KPMM (Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale), Midin Bojaxhiu.

Në takim u diskutuan disa çështje të interesit të përbashkët ndër të cilat të drejtat ndërkufitare në sektorin minera,r dhe u ra dakord për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi midis dy institucioneve shtetërore, më qëllim përmirësimin e marrëdhënieve reciproke dhe shkëmbimin e eksperiencave dypalëshe.

Gjithashtu, Dervishi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna. Në takim u diskutua rreth disa nismave të reja për lehtësimin e procedurave doganore për subjektet minerare të cilat kryejnë shkëmbime tregtare midis dy vendeve. Dervishi dhe Rafuna zhvilluan një vizitë të përbashkët edhe pranë pikës kufitare të Qafës së Morinit (Tropojë).

%d bloggers like this: