Home / Moda / Me çanta të personifikuara për të përçuar mesazhe të rëndësishme

Me çanta të personifikuara për të përçuar mesazhe të rëndësishme

Dizajneri i njohur Karl Lagefeld është drejtori kreativ i markave Chanel dhe Fendi të cilat kanë një rrol shumë të rëndësishëm sa i përket stileve që një sezon përmban në pasarela.

me-ccedil-anta-t-euml-personifikuara-p-euml-r-t-euml-p-euml-r-ccedil-uar-mesazhe-t-euml-r-euml-nd-euml-sishme_hdPërcjellja e mesazheve të ndryshme përmes veshjes, ka qenë tema në një nga koleksionet e Chanel, kryevepra e radhës nga Lagerfeld e cila u prezantua në formë të protestës në pasarelë nga modelet të cilat mbanin në dorë mbishkrime të ndryshme duke përcjellë kështu mesazhe feministe.

Ndërsa në koleksionin e markës Fendi, Lagerfeld përdor aksesorë të ndryshëm për flokë, dhe lanson një tendencë duke krijuar mini-çanta super luksoze me aksesorë që personifikojnë vetë atë, dhe i quan “Karlitos”.

Aksesorët kryejnë punë shumë të rëndësishme në këtë trendin e mesazheve, transmeton Koha.net.

Vendosja e shumë aksesorëve dhe mbishkrimeve në çanta e bën atë një përçuese të mirë të çfarëdolloj mesazhi që keni për t’ia përcjellë botës.

Vendosni “Karlitos” dhe mbishkrime të ndryshme në mini-çanta dhe përcillni një imazh frymëzues që fton të merrni çantën tuaj të preferuar dhe dekoroni edhe me arna e lodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.