Home / Moda / Dolce & Gabana sjell koleksionin të frymëzuar nga nëna

Dolce & Gabana sjell koleksionin të frymëzuar nga nëna

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana shpalosën sot koleksionin e tyre të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2015-16, të frymëzuar nga Nëna – zemra e familjes.

dolce-amp-gabana-sjell-koleksionin-t-euml-frym-euml-zuar-nga-n-euml-na_hdDy dizajnerët patën një qasje shumë intime e personale teksa krijuan këtë koleksion, sepse imazhi i nënës që i inspiroi ata vjen nga kujtesa e vetë atyre që kur ishin të vegjël, duke shpalosur eksplorimin e tyre në një këndvështrim estetik.

Koleksioni është shumë sensual dhe në të njëjtën kohë ikonë e ADN-së së krijimtarisë së Dolce & Gabbana, shkruan Koha.net. Ata i përmbahen frymës së stilit barok dhe rokoko, me përdorim të shpeshtë të dantelës dhe duke i kombinuar këto veshje me një detaj të perandoreshave romake, mënyrës së vendosjes së mbajtëseve të flokëve duke krijuar kështu një siluetë të inspiruar nga kohërat e vjetra dhe duke sjellë në jetë një nënë të kohërave të sotme, në fustanet e së cilës ka dorëshkrime e vizatime me ngjyra të ndryshme të fëmijëve, mbi materiale super luksoze si mëndafshi e dantela.

Kësaj siluete të modernizuar, i shtojnë mini çantat dhe dëgjueset për muzikë me përbërje nga gurë e tela të ndryshëm prej ari, të vendosur në një mënyrë aq të sofistikuar e cila paraqet një figurë të nënës së përkushtuar ndaj fëmijës se vet dhe punës.

Ngjyrat që dominojnë në këtë koleksion janë e zeza, e bardha, e kuqja, e kaltra e butë dhe rozë e butë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.